Mimoza Ahmeti ka ndarë një tjetër rrëfim personal gjatë qëndrimit në Ferma VIP, ku foli për partnerin e saj Leo dhe sfidat që kanë kaluar bashkë ndër vite.
Gjatë një bisede me Zhakun dhe Kostanën, poetja tregoi se partneri i saj përballet me probleme shëndetësore dhe se prej vitesh ajo ka bërë sakrifica të mëdha për ta mbështetur.
“Kam punuar shumë. Sakrifica me këtë njeri që kam në krah prej 8 vitesh ka qenë e jashtëzakonshme. Më kanë thënë se ka klinika jashtë vendit që mund ta ndihmojnë. Në Europë ka mundësi trajtimi, por është çështje lekësh”, u shpreh Ahmeti.
Ajo zbuloi edhe një moment personal nga bisedat me partnerin, lidhur me idenë për të blerë një shtëpi të vogël së bashku.
Sipas saj, Leo i ishte përgjigjur me humor dhe mister, duke i thënë: “Po ku e di ti kush jam unë, ndoshta kam një shtëpi timen”.
