Prej më shumë se një dekade, deponia e mbetjeve inerte në fshatin Gllogjë të Komunës së Tearcë vazhdon të mbetet një problem i pazgjidhur për banorët e zonës.
Deponia u krijua pas vërshimeve të mëdha të vitit 2015, ndërsa edhe sot mbetet e papastruar, pavarësisht paralajmërimeve të vazhdueshme nga institucionet për zhvendosjen ose sanimin e saj.
Kryetari i komunës, Daut Memishi, deklaroi se një pjesë e deponisë është pastruar me resurset e komunës, por pjesa tjetër kërkon trajtim afatgjatë për shkak të sasisë së madhe të mbetjeve inerte.
Ndërkohë, ministri i Mjedisit Jetësor, Muhamet Hoxha, tha se zgjidhja pritet të vijë përmes ndërtimit të qendrave rajonale për menaxhimin e mbeturinave dhe tranzit-qendrave, përfshirë edhe rajonin e Tetovës.
Megjithatë, banorët vazhdojnë të përballen me problemin çdo ditë, ndërsa deponia po zgjerohet edhe më shumë për shkak të hedhjes së mbetjeve të ndryshme nga qytetarë të pandërgjegjshëm.
