Brikena sjell surprizën e radhës, gati projekti i parë muzikor

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania” Brikena po hyn zyrtarisht në tregun muzikor, duke provuar veten në një drejtim të ri artistik.

Krahas angazhimit të saj si pjesë e panelit të emisionit “Top Arena”, ajo ka kaluar kohë edhe në studio regjistrimi, ku ka përfunduar projektin e saj të parë muzikor.

Kënga debutuese e Brikenës është realizuar nga Adioni, ish-konkurrent i “Ferma VIP”, i cili ka qenë përgjegjës për produksionin e projektit.

Sipas burimeve, Brikena po i kushton rëndësi të veçantë këtij hapi të ri dhe ka planifikuar që kënga të publikohet së bashku me një videoklip.

Gjatë emisionit “Të guximshmit”, ajo ka zbuluar se premiera e këngës do të bëhet në “Top Arena”, një detaj që ka tërhequr vëmendje pasi në të njëjtin format është i pranishëm edhe ish-partneri i saj, Mateo.