U zhduk nga rrjetet sociale, Kıvanç Tatlıtuğ tregon çfarë ndodhi

Aktori i njohur turk, Kıvanç Tatlıtuğ, ka sqaruar arsyen pse në muajin gusht çaktivizoi llogaritë e tij në Instagram dhe X, duke habitur miliona fansa.

Gjatë premierës së filmit “Organize İşler: Karun Hazinesi”, ku luan një nga rolet, ai tha se vendimi nuk lidhej me ndonjë ngjarje dramatike.

“U mërzita, thjesht më erdhi ashtu dhe e çaktivizova. Nuk ka nevojë ta lidhni këtë me ndonjë histori dramatike”, u shpreh aktori.

Ai tregoi se, në vend që të qëndronte në rrjetet sociale, bleu dy duzina libra dhe iu përkushtua leximit.

Tatlıtuğ foli edhe për gjendjen shëndetësore të Bahadur Yangibayev, i cili u plagos në një incident në banesën e tij në Göktürk, duke thënë se ai është shumë mirë dhe se do të vazhdojë ta mbështesë.

Aktori gjithashtu kërkoi falje për reagimin e tij ndaj një gazetari që tentoi të fotografonte djalin e tij, Kurt Efe, në aeroport, duke theksuar se është shumë i ndjeshëm kur bëhet fjalë për privatësinë e të birit.