Besart Abdurahmani ka sjellë për publikun projektin më të ri muzikor me titull “Rininë ma mori kurbeti”, një këngë me motive mërgimi që prek emocionet e shumë familjeve shqiptare.
Projekti vjen me tekst dhe orkestrim nga Arflet Selmani, i cili është kujdesur edhe për mix/masterin, duke ndërthurur elemente moderne me frymën tradicionale të muzikës popullore.
Videoklipi është realizuar nga Lavdrim Alili, ndërsa audioja është punuar në EI-SOUND STUDIO.
Kënga sjell rrëfimin emocional të jetës në kurbet, larg familjes dhe vendlindjes, një temë që vazhdon të prekë shumë shqiptarë brenda dhe jashtë trojeve.
