Modelja dhe influencuesja shqiptare, Sara Kolami, ka tërhequr edhe një herë vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjetet sociale me fotografitë më të fundit të publikuara nga pushimet.
Në setin e ri fotografik, Sara shfaqet pranë detit, duke pozuar me një stil veror dhe plot vetëbesim, ndërsa imazhet kanë marrë menjëherë mijëra pëlqime dhe komente nga fansat e saj.
E njohur për praninë e saj aktive në rrjetet sociale dhe për postimet që shpesh bëhen virale, Sara vazhdon të mbetet një nga figurat më të komentuara të showbizit shqiptar.
Përveç angazhimeve në rrjetet sociale, ajo pritet të rikthehet së shpejti edhe në ekran me sezonin e ri të emisionit “Supernova”, i cili tashmë ka ngjallur interteres të madh.

