Një defekt teknik në një park ujor në Kinë e ktheu argëtimin në panik brenda pak minutash.
Sipas raportimeve, rrjedha e ujit në një rrëshqitëse gjigante u ndërpre papritur, duke lënë të bllokuar vizitorët brenda tubave. Si pasojë, ata humbën shpejtësinë dhe mbetën të ngecur, ndërsa personat që vinin nga pas u përplasën zinxhir me njëri-tjetrin,shkruan albtime.info
Momentet e rrezikshme u filmuan nga të pranishmit dhe pamjet u shpërndanë shpejt në rrjetet sociale, duke treguar panikun e krijuar brenda rrëshqitëses.
Stafi ndërhyri për të evakuuar vizitorët një nga një, në një proces që u shoqërua me vështirësi dhe rrezik për mungesë ajri.
Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të incidentit dhe për të përcaktuar nëse ka persona të lënduar.
