Qeveria ka miratuar vendimin për kalimin e pronësisë së tokës së Sheshit “Skënderbeu” te Komuna e Çairit, duke hequr kështu pengesën e fundit administrative për realizimin e fazës së tretë të projektit.
Lajmin e ka bërë të ditur Izet Mexhiti përmes një postimi në rrjetet sociale, ku thekson se ky vendim hap rrugën për vazhdimin e punimeve dhe për përfundimin e një prej projekteve më të rëndësishme urbane në Shkup.
Sipas tij, tashmë janë krijuar të gjitha kushtet për hapjen e tenderit dhe nisjen e punimeve në terren, me synimin që Sheshi “Skënderbeu” të përfundojë sipas planifikimit dhe të marrë formën përfundimtare.
