“Dashuria s’njeh nacionalitet” – Majk me mesazh në intervistë

Reperi i njohur shqiptar, Majk, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “R Studio” në Radio Dukagjini, ku ka folur për projektin e tij më të ri muzikor “Qielli o kufi”, i cili shënon edhe albumin e tij të parë solo.

Gjatë intervistës, ai ka ndarë detaje rreth krijimit të albumit, këngëve që e përbëjnë dhe mesazheve që synon të përcjellë përmes këtij projekti.

Përveç muzikës, ai është pyetur edhe për jetën private, ku ndër të tjera u diskutua mundësia e një lidhjeje apo martese me një vajzë të një nacionaliteti tjetër.

Majk u shpreh se për të nuk ka rëndësi prejardhja apo kombësia, por karakteri dhe vlerat njerëzore të personit.

Sipas tij, dashuria nuk njeh kufij, ndërsa ajo që ka më shumë rëndësi është sinqeriteti dhe të qenit njeri i vërtetë.

Reperi kujtoi gjithashtu se albumi “Qielli o kufi”, me shtatë këngë, është pritur mirë nga publiku dhe përfaqëson një hap të rëndësishëm në karrierën e tij.