Këngëtari i njohur Shaqir Cërvadiku ka ndarë një lajm të trishtë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.
Ai ka bërë të ditur se kushëriri i tij, Afrim Cërvadiku, ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të shkurtër. Lajmin e ka konfirmuar vetë artisti përmes një postimi, ku ka shprehur edhe ngushëllime për familjarët dhe miqtë e të ndjerit.
“Pas një sëmundjeje të shkurtër ndërroi jetë kushëriri Afrim Cërvadiku. Ngushëllime familjarëve e miqve! Zoti e shpërbleftë! Për kohën e varrimit ju informojmë më vonë”, ka shkruar ai.
Ky lajm ka prekur familjarët dhe miqtë, të cilët kanë shprehur ngushëllimet e tyre për humbjen e të ndjerit.
