E dhimbshme: 32-vjeçari humb jetën pasi iu bllokua një copë shalqiri në fyt

Një ngjarje tragjike ka ndodhur të shtunën në Fushë Kosovë, ku një 32-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se u ngulfat gjatë ngrënies.

Sipas informacioneve, viktima është Andi Spahiu (32). Ai është transportuar me autoambulancë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi dyshohet se gjatë ngrënies së shalqirit një copë i kishte ngecur në fyt, duke i shkaktuar vështirësi të rënda në frymëmarrje.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për ta shpëtuar, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij rreth orës 14:15.