Miqësia e tyre në pikëpyetje, çfarë po ndodh mes Londrimit, Klodit dhe Elijonës?

Një nga miqësitë që tërhoqi më së shumti vëmendjen gjatë edicionit të fundit të Big Brother VIP Kosova duket se po kalon një periudhë ftohjeje pas përfundimit të spektaklit.

Gjatë qëndrimit në shtëpi, Londrim Jashari, Klodi dhe Elijona Binakaj krijuan një raport të afërt me njëri-tjetrin, duke u konsideruar nga publiku si një nga grupet më të bashkuara të formatit.

Megjithatë, kohët e fundit ndjekësit kanë vënë re se ish-banorët nuk shfaqen më shpesh bashkë si më parë. Mungesa e daljeve të përbashkëta dhe ndërveprimeve në rrjetet sociale ka nxitur spekulime se raportet mes tyre mund të kenë ndryshuar.

Edhe pse herë pas here kanë treguar mbështetje për angazhimet dhe projektet e njëri-tjetrit, fansat janë bindur se miqësia e tyre nuk është më në të njëjtin nivel si gjatë kohës së qëndrimit në BBVK.

Sipas zërave që po qarkullojnë, komunikimi mes tyre është zbehur pas përfundimit të spektaklit, ndërsa disa keqkuptime të krijuara jashtë shtëpisë thuhet se kanë ndikuar në raportet e tyre.

Po ashtu, flitet se Londrimi ka mbetur i zhgënjyer nga disa situata, veçanërisht në raport me Klodin, gjë që ka sjellë një distancim të dukshëm mes tyre.

Megjithatë, deri më tani asnjëri prej tyre nuk ka reaguar publikisht për të konfirmuar apo mohuar këto aludime.

Ndërkohë, Londrimi po vazhdon të fokusohet në projektet e tij muzikore dhe pritet të vijë së shpejti me prurje të reja për publikun.