Pritjes i erdhi fundi! “Big Brother VIP Kosova 5” do të nisë hiç më larg se 30 tetor.
Lajmin e ka bërë të ditur moderatori i formatit, Alaudin Hamiti, duke konfirmuar rikthimin e spektaklit që pritet të sjellë surpriza, emocione dhe dinamika të reja.
Tashmë, fansat e këtij formati kanë një datë të saktë për të shënuar në kalendar. Mbetet të shihet se cilët do të jenë banorët që do të hyjnë në shtëpinë më të famshme në Kosovë.
