Eduart Grishaj pas finales së Ferma VIP 3: Tani kam nevojë të futem unë në fermë

Vetëm pak orë pas përfundimit të finales së madhe të “Ferma VIP 3”, regjisori dhe producenti Eduart Grishaj ka ndarë me ndjekësit e tij një mesazh që ka tërhequr vëmendje dhe ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale.

Pas muajsh të tërë pune intensive, emocionesh, netësh pa gjumë dhe angazhimi të vazhdueshëm me spektaklin, Grishaj duket se ndjen nevojën për një periudhë qetësie dhe shkëputjeje nga rutina e përditshme.

“Tani që mbaroi Ferma VIP, kam nevojë të futem unë në fermë. Pas një rrugëtimi të gjatë, me shumë punë, emocione, net pa gjumë dhe stres. Tani kam nevojë të futem unë në fermë. Pa informacione nga jashtë, pa telefon dhe pa punë”, ka shkruar ai.

Postimi i tij është interpretuar nga ndjekësit si një reflektim i sinqertë mbi lodhjen e akumuluar gjatë realizimit të një prej spektakleve më të ndjekura televizive të sezonit.