Mateo Borri anëtar i përhershëm i jurisë

Gjatë transmetimit të kësaj të diele të emisionit “She’s On Top”, është konfirmuar një ndryshim i rëndësishëm në përbërjen e jurisë.

Moderatorja Nevina Shtylla bëri të ditur live në studio se Mateo Borri do të jetë zyrtarisht anëtar i përhershëm i jurisë së spektaklit.

Me këtë vendim, u mbyllën edhe aludimet e fundit rreth rolit të tij në format. Prania e Mateos pritet të sjellë më shumë dinamika, debate dhe komente gjatë vlerësimit të konkurrenteve.

Në këtë mënyrë, ai bëhet një nga figurat kryesore të jurisë së “She’s On Top”, duke pasur ndikim të drejtpërdrejtë në rrjedhën e spektaklit.