Vesa Luma shpërthen pas Eurovisionit: Klikimet nuk fitojnë vota, Shqipëria meritonte më shumë

Këngëtarja Vesa Luma ka reaguar në rrjetet sociale pas finales së Eurovision Song Contest, ku Shqipëria u përfaqësua nga Alis me këngën “Nan”, duke u renditur në vendin e 13-të.

Përmes një postimi në InstaStory, Vesa kritikoi mënyrën se si, sipas saj, shqiptarët vazhdojnë ta matin suksesin me klikime dhe zhurmë në rrjetet sociale, ndërsa në Eurovision vendimtare janë votat.

“Bota ka ecur përpara prej vitesh dhe është kthyer te realiteti”, u shpreh ajo, duke shtuar se nuk mund të matet suksesi vetëm me shpërndarje, komente dhe viralitet online.

Megjithatë, artistja nuk i kurseu kritikat as ndaj vetë festivalit, të cilin e cilësoi si “komplet politik”, duke lënë të kuptohet se fitimi në Eurovision është gjithnjë e më i vështirë për vende si Shqipëria.

Pavarësisht kësaj, Vesa u shpreh krenare për performancën e Alis, duke theksuar se ai përfaqësoi Shqipërinë me dinjitet dhe e shijoi maksimalisht eksperiencën në skenën europiane.

Në fund, ajo theksoi se artistët shqiptarë vazhdojnë ta nderojnë vendin me talentin e tyre, por për rezultate më të mira në Eurovision nevojiten më shumë investime dhe organizim profesional.