Të hënën mbrëma u mbajt finalja e edicionit të tretë të spektaklit “Ferma VIP”, ku fituese u shpall shkrimtarja dhe poetja Mimoza Ahmeti, pas një rrugëtimi të gjatë në format.
Pas finales, u organizua edhe festa përmbyllëse e sezonit, ku ishin të pranishëm ish-fermerët, opinionistët dhe i gjithë stafi realizues i spektaklit.
Megjithatë, vëmendjen më të madhe e mori mungesa e dy figurave kryesore të projektit: moderatorja Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj.
Dyshja nuk u pa në festë, gjë që ka habitur të pranishmit dhe ka nxitur diskutime brenda dhe jashtë eventit.
Sipas burimeve të cituara nga “Prive By Liberta Spahiu”, mungesa e tyre ka qenë e papritur për të gjithë të pranishmit në festë.
“Ishte e habitshme. Të gjithë i prisnin, por asnjëri nuk erdhi”, është shprehur një pjesëmarrës i eventit.
Ndërkohë, në rrjet kanë nisur të qarkullojnë spekulime se kjo mungesë mund të lidhet me ndryshime të mundshme në vazhdimësinë e programit, përfshirë edhe moderimin e emisionit “Post Ferma”.
Megjithatë, deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar nëse bëhet fjalë për largim përfundimtar apo për angazhime të tjera të dyshes.
