Luana Vjollca shfaqet plot stil në aeroport: Destinacioni i saj i radhës është Greqia

Luana Vjollca ka zgjedhur të shkëputet nga angazhimet e saj për të shijuar disa ditë relaksi në Greqi. Moderatorja e njohur ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram pamjet e para nga udhëtimi, ku shfaqet fillimisht në aeroport me një stil mjaft tërheqës dhe “casual”, e më pas duke udhëtuar përgjatë vijës bregdetare.

Në një nga postimet e saj, Luana ka shoqëruar peizazhin mahnitës me muzikë, duke u shprehur: “Në Greqi ndërkohë me super këngën turke”. Duket se moderatorja po shijon në maksimum ditët e nxehta të verës, duke ndarë me fansat e saj atmosferën e këndshme dhe relaksin që ofron ky destinacion pushimesh.

Screenshot
Screenshot