Lora Braha surprizon fansat me foton e rrallë krah bashkëshortit

Këngëtarja Lora Braha, e njohur edhe për paraqitjet e saj në emisionin “Odeon”, ka zgjedhur prej vitesh ta mbajë larg syrit të publikut jetën e saj private.

Së fundmi, ajo ka vendosur t’i japë fund kureshtjes së ndjekësve, duke publikuar për herë të parë një fotografi me bashkëshortin e saj.

Në imazhin e ndarë në Instagram, çifti shfaqet pranë njëri-tjetrit, në një nga paraqitjet e rralla publike së bashku.

Postimi ka ngjallur menjëherë interes dhe reagime pozitive nga fansat, pasi është një nga rastet e pakta kur këngëtarja zgjedh të ndajë momente nga jeta e saj familjare.