Çiljeta Xhilaga ka zgjedhur t’i drejtohet publikut me një mesazh reflektues mbi negativitetin dhe gjykimet në rrjetet sociale. Përmes një postimi në Instagram, këngëtarja ka ndarë mendimin e saj mbi mënyrën se si njerëzit zgjedhin të komunikojnë me njëri-tjetrin.
Në shkrimin e saj, ajo thekson se ata që janë në paqe me ndërgjegjen e tyre nuk kanë nevojë të lëndojnë të tjerët me fjalë, duke shtuar se komentet e ashpra pasqyrojnë betejat e brendshme të atij që i shkruan.
“Në fund, fjalët janë gjithmonë pasqyra e shpirtit nga i cili burojnë. Kush mbart paqe, fal paqe. Kush mbart mllef, shpërndan mllef,” përfundon Çiljeta, duke dërguar kështu një mesazh për më shumë qetësi dhe mirëkuptim.

