Tensione online mes Elton Tozajt dhe një profili që pretendohet se lidhet me Arbanën

Një debat i fortë në rrjetet sociale ka vënë në qendër të vëmendjes gazetarin Elton Tozaj dhe moderatoren e njohur Arbana Osmani, pas publikimit të disa bisedave që kanë shkaktuar reagime të shumta online.

Gjithçka nisi pasi Tozaj publikoi në rrjetet e tij sociale disa komente të shkëmbyera me një profil në Instagram me emrin “arbanaosmanimedia”, për të cilin ai la të kuptohet se mund të menaxhohet nga vetë moderatorja.

Në një prej komenteve, profili në fjalë i drejtohet gazetarit me fjalët: “I marsh te keqen”, ndërsa Elton Tozaj iu përgjigj me ironi: “po zemer me pelqen qe flet per veten ne veten e 3.”

Debati u tensionua më tej kur nga i njëjti profil erdhi një tjetër koment me tone më të ashpra: “ruhu se po te rrahin ate bej leje zemren e melçin.” Gazetari e interpretoi këtë si kërcënim dhe reagoi shkurt: “te fala veshkes.”

Pas kësaj, Tozaj publikoi të gjithë bisedën në profilin e tij, duke ngritur publikisht dyshime se pas adresës qëndron moderatorja e njohur.

“Ti qenke mi? Vet ti medemek me adres fallco?”, shkroi ai krahas postimeve.

Gazetari ndau gjithashtu edhe mesazhe nga persona të tjerë, të cilët pretendonin se kishin pasur komunikime të ngjashme me të njëjtin profil. Në disa prej mesazheve të publikuara lexohej: “Seriozisht e ka kjo”, “Kjo adres me pat shkrujt mu” dhe “Ishte vet ajo”.

Deri më tani, Arbana Osmani nuk ka bërë asnjë reagim publik lidhur me pretendimet dhe postimet që po qarkullojnë në rrjetet sociale.