Ilir Shaqiri i thotë Armina Mevlanit: “Shihemi jashtë”

Një moment i papritur mes Ilir Shaqiri dhe Armina Mevlani tërhoqi vëmendjen gjatë spektaklit të fundit të Ferma VIP.

Gjatë një debati në studio, Iliri iu drejtua Arminës me fjalët “shihemi jashtë”, deklaratë që ngjalli menjëherë reagime dhe kuriozitet te të pranishmit.

Pas pyetjes së Arminës për kontekstin e kësaj shprehjeje, Iliri sqaroi se bëhej fjalë vetëm për një takim miqësor dhe për të shtrënguar duart pas përfundimit të spektaklit.

Momenti u komentua gjerësisht edhe në rrjetet sociale, ku ndjekësit ndanë interpretime të ndryshme për shkëmbimin mes tyre.