Një burrë 67-vjeçar nga Tetova ka denoncuar në polici se është mashtruar nga një grua nga fshati Negotinë e Pollogut, e cila ishte prezantuar në mënyrë të rreme si profesoreshë universiteti.
Sipas denoncimit, gjatë tre muajve të fundit ai i kishte dhënë asaj gjithsej 3.400 euro, pasi gruaja i kishte thënë se vajza e saj kishte pësuar një aksident trafiku në Francë dhe se paratë i nevojiteshin për trajtim mjekësor.
Më vonë, 67-vjeçari ka kuptuar se pretendimet e saj nuk ishin të vërteta dhe e ka raportuar rastin në SPB Tetovë.
Policia ka bërë të ditur se po ndërmerr masat e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit.
