Xheneta Fetahu, një nga emrat më të komentuar të showbiz-it shqiptar, ka qenë e ftuar në emisionin “Top Arena”, ku ka folur për jetën e saj private, karrierën dhe raportet me personazhe të njohur të reality show-t “Big Brother”.
Gjatë intervistës, ajo u përball me një pyetje të drejtpërdrejtë nga Mateo Borri: “Cila është banorja më false në Big Brother sipas mendimit tënd?”.
Pa hezitim, Xheneta u përgjigj: “Loredana Brati.”
Deklarata e saj ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit kanë komentuar raportin mes dy vajzave dhe dinamikat që kanë krijuar gjatë dhe pas përfundimit të spektaklit.
Marrëdhënia mes Xhenetës dhe Loredanës është komentuar edhe më herët, ndërsa në opinion shpesh është përmendur edhe emri i Gjestit, duke e bërë këtë raport një nga temat më të diskutuara mes fansave të “Big Brother”.
