Këngëtari i njohur Mozzik ka përdorur platformat e tij në rrjetet sociale për të ndarë një mesazh sensibilizues dhe reflektues lidhur me procesin gjyqësor që po zhvillohet në Gjykatën Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Në postimin e tij, artisti ka shprehur hapur shpresën dhe besimin se katër të akuzuarit do të rikthehen së shpejti në gjirin e familjeve të tyre dhe në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e një vendimi të drejtë. Megjithatë, ai ka ngritur edhe disa pikëpyetje të thella se çfarë pasojash afatgjata mund të sillte një skenar i kundërt për historinë dhe të ardhmen e vendit.
“Drejtësia ndërkombëtare duhet ta ketë të qartë, dhe besoj fuqishëm se edhe ata e dinë, se vendimi duhet të jetë i drejtë dhe lirues”, shkruan Mozzik në mesazhin e tij.
