Një 40-vjeçare nga Kumanova është ndaluar nga policia, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një vajzë të mitur.
Sipas SPB Kumanovë, ngjarja ka ndodhur më 20 shtator, rreth orës 02:50, në rrugën “Tode Mendol”.
Policia ka privuar nga liria personin me iniciale A.A. (40), ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit pritet të ngrihet kallëzimi përkatës.
Rasti mbetet në procedurë hetimore dhe akuzat do të trajtohen nga organet kompetente.
