Policia ka arrestuar katër persona të dyshuar për grabitje në Parkun e Qytetit në Shkup, transmeton TV21.
Sipas njoftimit të MPB, bëhet fjalë për S.A. (20), N.D. (40) dhe dy të mitur nga Shkupi, të cilët dyshohen se kanë kryer veprën penale “grabitje” pranë fontanës në park.
Sipas informacioneve, ata u kishin marrë para disa të miturve duke i kërcënuar me thikë. Pas denoncimit, policia ka reaguar menjëherë, duke ndërmarrë masa për identifikimin dhe ndalimin e të dyshuarve.
Të gjithë janë shoqëruar në Stacionin Policor Qendër, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit pritet të ngriten kallëzime penale ndaj tyre.
