Këngëtari dhe kompozitori Gjergj Leka ishte i ftuar në emisionin “E Diell”, ku foli për fëmijërinë, rininë dhe disa prej momenteve më të veçanta të jetës së tij.
Leka tha se, nëse do t’i jepej mundësia ta jetonte sërish jetën, nuk do të ndryshonte asgjë nga e kaluara. Ai tregoi se që në moshën 16-vjeçare kishte punuar në sektorin privat dhe se nuk kishte qenë asnjëherë i punësuar në shtet.
Më pas, me humor, ai rrëfeu një episod nga koha kur u largua nga shkolla dhe u dërgua për tre vite shërbim ushtarak.
“Në një rast më hoqën edhe nga skena… më çuan për dënim te NPV, ku ishim një mashkull dhe 2700 femra. Në fund, nuk doja më të largohesha prej andej. Më paguanin si piktor”, tregoi Leka.
Artisti foli gjithashtu për ndryshimet në muzikë ndër vite, duke kujtuar kohën kur, sipas tij, performancat kërkonin paraqitje para komisioneve dhe vlerësim të drejtpërdrejtë.
