Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e sotme në ujërat e lumit Drini i Zi, ku një 29-vjeçar ka humbur jetën teksa po peshkonte.
Viktima është identifikuar si Ervis Kaloshi, banues në fshatin Sinë e Poshtme. Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, ndërsa i riu ndodhej në shoqërinë e disa personave të tjerë.
Pas ngjarjes, trupi i viktimës është transportuar në morg.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rastit dhe zbardhjen e rrethanave se si ka ndodhur ngjarja.
