Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka dalë në mbrojtje të zëvendësit të tij, Albi Qamili, lidhur me pretendimet për një kërcënim ndaj gazetarëve.
Kasami tha se, duke u bazuar në njohjen e tij me Qamilin dhe karakterin e tij, nuk beson se një kërcënim i tillë ka ndodhur.
“Duke njohur shumë mirë Albin, nuk besoj se mund të ketë pasur ndonjë kërcënim të tillë, së paku ndaj gazetarëve”, deklaroi Kasami.
Ai shprehu gjithashtu dyshime për mënyrën se si është paraqitur rasti, duke lënë të kuptohet se ngjarja mund të jetë paraqitur në mënyrë më dramatike për të tërhequr vëmendje dhe shikueshmëri.
“Unë qëndroj fuqishëm pas Albit, duke njohur karakterin e tij, duke njohur background-in e tij. Do të kisha thënë, më parë unë mund të dal nga kontrolla, të shaj dikë, sesa Albi”, u shpreh Kasami.
Në fund, ai e përmbylli qëndrimin e tij me një deklaratë të prerë: “Nuk besoj se ka ndodhur”.
