Policia arreston 50-vjeçarin nga Piroku, zbulohet “pluhur i bardhë” në automjet

Dy persona janë arrestuar në orët e para të mëngjesit në Tetovë, pasi gjatë kontrollit policor u janë gjetur lëndë të dyshuara narkotike.

Sipas njoftimit, më 02.05.2026 rreth orës 03:50 në rrugën “107”, zyrtarët policorë kanë ndaluar një automjet “BMW” me targa të Tetovës, ku janë gjetur katër paketime me pluhur të bardhë.

Të ndaluarit janë D.K. (50) nga fshati Pirok dhe F.J. (24) nga fshati Dëbërc, të cilët janë shoqëruar në stacion policor për procedura të mëtejshme.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre pritet të ngritet parashtresë përkatëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *