Ish-deputeti dhe veprimtari Gani Geci ka ndarë me ndjekësit e tij momente nga një darkë ku ishte i ftuar nga disa të rinj nga Shqipëria dhe Dukagjini.
Në darkë ishin të pranishëm Arsen Çelaj nga Tropoja, Mario Bello nga Tirana, si dhe vëllezërit Bak dhe Murlan Mërturi nga Dukagjini.
“Sonte i ftuar enkas në një darkë nga djemtë e Shqipnisë dhe të Dukagjinit”, ka shkruar Geci në postimin e tij, duke veçuar prejardhjen e të pranishmëve.
Takimi vjen në një periudhë kur Gani Geci është rikthyer në vëmendjen publike përmes deklarimeve dhe reagimeve të tij të fundit.
