Juela Nikolli zbulon marrëdhëniet me ish-BBVA5, në fokus edhe Rogerti

Ish-banorja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP”, Juela Nikolli, ka folur së fundmi për eksperiencën e saj në reality show dhe jetën pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

E ftuar në emisionin “Live From Tirana”, ajo u shpreh se e ka mbyllur përfundimisht kapitullin e BBV dhe se nuk dëshiron të përfshihet më në diskutime apo polemika që lidhen me programin.

“E kam mbyllur Big-un. Nuk dua të hedh kunja, nuk dua të përflitem. Dua të përflitem vetëm për muzikë”, ka deklaruar ajo, duke theksuar se fokusi i saj aktual është vetëm karriera muzikore.

Gjatë intervistës, Juela u pyet edhe për raportet me ish-banorët e tjerë të BBV. Ajo konfirmoi se vazhdon të mbajë kontakte me disa prej tyre, duke përmendur emra si Rogerti, Stine, Miri, Armiri, Alessio dhe Edisa.

“Po, dëgjohemi ndonjëherë… Jam e lumtur për suksesin e tyre. Nuk është rrugëtim i lehtë, por të gjithë ne përfitojmë nga BBV”, u shpreh këngëtarja.

Sipas saj, marrëdhëniet me disa ish-banorë mbeten miqësore, ndërsa theksoi se është e përqendruar në projektet e reja muzikore dhe dëshiron të njihet vetëm për këtë pjesë të karrierës së saj.