Elijona sqaron marrëdhënien me Klodin pas BBVK

Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova 4, Elijona, ka folur së fundmi për raportin që vazhdon të ketë me Klodin pas përfundimit të reality show-t.

E ftuar në një intervistë, ajo sqaroi se mes tyre nuk ka një lidhje dashurie, por një raport shumë të mirë shoqëror, i cili ka vazhduar edhe jashtë shtëpisë së BBVK.

“Elijona tha se Klodin e vlerëson shumë si shok dhe se për momentin nuk ka asgjë më shumë mes tyre. Sipas saj, ata vazhdojnë të kalojnë mirë bashkë dhe kanë ruajtur të njëjtin raport pozitiv që kishin edhe gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Kosova.

Ajo shtoi se secili ka jetën dhe prioritetet e veta, ndërsa theksoi se mendimi i saj për Klodin nuk ka ndryshuar aspak.

E pyetur për aludimet që kanë qarkulluar në rrjet lidhur me një fejesë të mundshme mes tyre, Elijona mohoi gjithçka, duke thënë se bëhet fjalë vetëm për thashetheme dhe se nuk ka asgjë të vërtetë në ato raportime.