Blero dhe Eronita zbulojnë për herë të parë një pjesë të portretit të djalit të tyre

Pak javë më parë, këngëtari i njohur Blero Muharremi u bë baba për herë të dytë, pasi partnerja e tij Eronita solli në jetë një djalë.

Edhe pse çifti e mbajti larg vëmendjes së publikut ardhjen në jetë të vogëlushit, së fundmi kanë vendosur të ndajnë një moment të veçantë me ndjekësit e tyre.

Përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, Eronita ka zbuluar një pjesë të imazhit të djalit të tyre, duke e shoqëruar me një mesazh prekës:

“Ky kapitull i jetës sime quhet lumturi”, ka shkruar ajo krahas fotografisë së bebushit.

Postimi është ripublikuar edhe nga Blero, duke tërhequr menjëherë vëmendjen dhe reagimet e shumta të ndjekësve në rrjetet sociale.

Megjithatë, çifti ka zgjedhur të mbajë ende private disa detaje të rëndësishme, pasi deri më tani nuk është bërë publik as emri dhe as data e saktë e lindjes së vogëlushit.

Me ardhjen në jetë të djalit të tyre, Blero dhe Eronita po shijojnë një periudhë të veçantë familjare, larg vëmendjes së madhe mediatike.