“Jemi ne të dy kundër botës!” – Ola dhe Adioni zbulojnë sekretin e lidhjes së tyre dhe planifikojnë të ardhmen!

Çifti shumë i komentuar, Ola dhe Adioni, kanë rrëfyer së fundmi detaje nga marrëdhënia e tyre, duke treguar se cila është “pika e fortë” që e mban lidhjen e tyre kaq të qëndrueshme.

Për Olën, sekreti qëndron te vendimi i tyre për të qenë gjithmonë të bashkuar përballë çdo sfide: “Jemi unë dhe Adi kundër problemit, unë dhe Adi kundër njerëzve”. Përtej sfidave, dyshja duket se po mendon seriozisht për hapat e ardhshëm në jetën e tyre private.

Në përgjigje të pyetjes së ndjekësve nëse po planifikojnë një dasmë apo ardhjen në jetë të një fëmije, Adioni u shpreh me humor se nuk ka asgjë që i ndalon të bëjnë një fëmijë, por Adioni ka qenë i qartë duke thënë se: “Njëherë dasmë, pastaj bebi”.