Raportet e krijuara brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova shpesh ndryshojnë pas përfundimit të formatit, por duket se kjo nuk vlen për Benita Zena dhe Ludo Lee.
Dyshja po vazhdon të ruajë një miqësi të mirë edhe jashtë kamerave. Së fundmi, Benita ndau në Instagram një moment pranë Ludos, duke treguar se raporti mes tyre vazhdon të jetë i afërt.
Këngëtarja gjithashtu e uroi publikisht ish-banorin për një arritje të re, duke shkruar: “Urime për mbylljen e marrëveshjes”, pa zbuluar më shumë detaje rreth projektit apo kontratës në fjalë.
Ndërkohë, Benita Zena po vazhdon angazhimet në muzikë dhe ka paralajmëruar projektin e ri me titull “Bugatti 2”.
Të dy ish-banorët po zhvillojnë karrierat e tyre në mënyrë të pavarur, ndërsa miqësia mes tyre duket se vazhdon edhe pas përfundimit të spektaklit.
