Azem Gagica duket se po shijon momente të veçanta me një vajzë, duke nxitur aludime për një romancë të re.
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2 ka publikuar në rrjetet sociale disa fotografi intime, ku shfaqet pranë një vajze. Në njërën prej tyre, ajo shihet duke iu afruar për ta puthur, ndërsa Azemi ka zgjedhur të mos zbulojë identitetin e saj.
Fytyra e vajzës është mbuluar, duke e mbajtur ende misterioze se kush është personi që shfaqet pranë tij.
Azemi nuk ka dhënë detaje apo konfirmim për raportin, ndaj mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për një lidhje të re apo thjesht për momente private që ai ka zgjedhur t’i ndajë me ndjekësit.
Azem Gagica u bë më i njohur për publikun shqiptar pas pjesëmarrjes në edicionin e dytë të Big Brother VIP Kosova.

