Janevska premton standarde evropiane për studentët

Vesna Janevska deklaroi se studentët në Maqedoninë e Veriut do të kenë kushte shumë më të mira për studim dhe jetesë në konviktet studentore.

Në një prononcim për “Lokalno”, Janevska tha se studentët nuk do të duhet më “të ndjekin minj”, do të kenë ushqim të përshtatshëm studentor dhe nuk do të ndihen të pasigurt gjatë përdorimit të ashensorëve në konvikte.

Duke komentuar ankesat për rritjen e pjesëmarrjes për qëndrim në konvikte, zvogëlimin e bursave dhe mosrritjen e fondeve për ushqimin studentor, ajo tha se bëhet fjalë për “spekulime të opozitës”.

“Përsëri dezinformimi, ka një pjesë të vogël që ende i beson dezinformimit të opozitës. Ata kishin mundësi të bënin diçka për studentët, por nuk e bënë”, u shpreh Janevska.

Sipas saj, numri i bursave nuk është zvogëluar, ndërsa ministria ka analizuar situatën e pesë viteve të fundit para se të marrë vendime.

“Në pesë vitet e fundit, 400 bursa të destinuara për raste sociale nuk u përdorën. Studentët mund të aplikojnë për pesë mijë deri në dhjetë mijë, por një kategori e caktuar duhet të plotësojë kushte të caktuara”, tha ministrja.

Ajo shtoi se qeveria e mëparshme nuk i ka shfrytëzuar këto mjete dhe, sipas saj, fondet janë përdorur për qëllime të tjera.