I dehur dhe agresiv, 36-vjeçari arrestohet pasi sulmoi nënën e tij

Zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin K.B. (36) nga Tetova, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij 62-vjeçare.

Sipas policisë, rasti është denoncuar të enjten rreth orës 11:00, kur në shtëpinë familjare në Tetovë, 36-vjeçari ka sulmuar fizikisht nënën e tij dhe ka dëmtuar një pjesë të mobilieve.

Gjatë ndërmarrjes së masave policore ndaj tij është kryer edhe alkotestimi, ku janë matur 1.49 promilë alkool në gjak.

I dyshuari është ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.