Humbje e madhe për Shkupin, ndërron jetë Nexhmedin “Qebapi”

Ka ndërruar jetë ish-futsallisti i njohur Nexhmedini, i cili në mesin e miqve, sportdashësve dhe qytetarëve njihej me nofkën “Qebapi”.

Ai kujtohet si një figurë e dashur dhe e respektuar në komunitet, i njohur për sjelljen e tij të urtë dhe marrëdhëniet e mira me të gjithë ata që e rrethonin.

Gjatë karrierës së tij sportive dhe jetës shoqërore, Nexhmedini la gjurmë të veçanta, duke fituar respektin e bashkëlojtarëve dhe dashurinë e sportdashësve.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka prekur thellë familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën nga afër.

Me rastin e vdekjes së tij, shumë miq dhe të njohur kanë shprehur ngushëllime dhe dhimbje për familjen e të ndjerit, duke vlerësuar figurën e tij njerëzore dhe sportive.