Pas muajve tensionesh dhe aludimesh që pasuan premierën e filmit “ADN”, Rike Roçi dhe Meriton Mjekiqi janë parë sërish të afërt, duke lënë të kuptohet se raportet mes tyre janë normalizuar.
Gjatë festës së ditëlindjes së Françeska Muratit, dyshja është filmuar në një moment përqafimi, i cili është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale dhe ka ngjallur reagime të shumta.
Në video, Meriton Mjekiqi shihet duke e përqafuar Riken nga pas, ndërsa ajo mbështetet tek ai në një atmosferë të qetë dhe miqësore. Pamjet janë shoqëruar me mbishkrimin “Jena pajtu”, i cili ka konfirmuar në mënyrë indirekte pajtimin mes tyre.
Më herët, pas premierës së filmit “ADN”, marrëdhënia mes tyre ishte përfolur për tensione, sidomos pas mungesës së Meritoni në event dhe deklaratave të Rikes në media, ku ajo kishte komentuar rreth angazhimit të tij në projekt.
Megjithatë, takimi në festën e Françeska Muratit duket se ka shërbyer si një moment afrimi, duke mbyllur periudhën e ftohjes mes tyre.

