Një aksident trafiku është regjistruar sot pranë objektit të Gjykatës në Tetovë, ku një i ri që po lëvizte me trotinet elektrik është përplasur nga një automjet.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, goditja ka qenë e fuqishme, ndërsa i riu është hedhur disa metra larg pas përplasjes.
Menjëherë pas incidentit kanë ndërhyrë ekipet e Ndihmës së Shpejtë, të cilat e kanë transportuar të lënduarin në spital për trajtim mjekësor.
Për momentin nuk janë bërë të ditura detaje zyrtare për gjendjen e tij shëndetësore, ndërsa autoritetet po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
