Timço Mucunski, gjatë vizitës dyditore në Katar zhvilloi takime me zyrtarët më të lartë të këtij shteti, ku u konfirmua gatishmëria për thellimin e bashkëpunimit politik dhe ekonomik mes dy vendeve.
Gjatë vizitës u nënshkruan tre dokumente të rëndësishme: marrëveshja për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike, zyrtare dhe speciale, memorandumi për vendosjen e konsultimeve politike dhe memorandumi për bashkëpunim në fushën e edukimit diplomatik.
Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, këto dokumente krijojnë një bazë të re institucionale për avancimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe forcimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

