Brikenda Karrica nuk kalon pa u vënë re me postimin e fundit

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Brikenda Karrica, ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve me postimin e saj më të fundit në Instagram.

E veshur me bikini të bardha dhe duke pozuar para pasqyrës, ajo u shfaq plot vetëbesim, duke vënë në pah stilin dhe paraqitjen e saj verore.

Brikenda vazhdon të jetë një nga emrat më të komentuar në rrjetet sociale edhe pas përfundimit të eksperiencës së saj në BBVK, ku çdo postim i saj zgjon interes të madh te ndjekësit.

Edhe kësaj radhe, fotografia e publikuar u shoqërua me komente dhe komplimente të shumta për dukjen dhe elegancën e saj.