Romanca mes Brikenës dhe Mateos duket se po vazhdon fuqishëm edhe jashtë spektaklit.
Edhe pse ndodhen larg njëri-tjetrit, distanca mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk po e pengon çiftin të ruajë afërsinë dhe komunikimin e vazhdueshëm.
Së fundmi, Mateo ka ndarë një moment nga një telefonatë me Brikenën, duke treguar se bisedat mes tyre zgjasin me orë të tëra.
Dyshja po marrin vëmendje të madhe në rrjetet sociale, ndërsa ndjekësit vazhdojnë t’i mbështesin dhe të komentojnë pozitivisht raportin e tyre.

