Këngëtarja Fifi ka njoftuar se ka vendosur të shtyjë publikimin e të gjitha projekteve muzikore që kishte planifikuar për periudhën qershor–korrik.
Përmes një reagimi publik, artistja bëri të ditur se këngët e reja nuk do të publikohen për momentin dhe se lansimi i tyre është shtyrë deri në muajin gusht. Sipas saj, vendimi është marrë për shkak të situatës aktuale dhe protestave, duke e cilësuar atë si një shenjë respekti ndaj publikut dhe rrethanave shoqërore.
Fifi falënderoi gjithashtu publikun shqiptar për mbështetjen e vazhdueshme gjatë karrierës së saj, duke theksuar se shpreson t’i sjellë projektet e reja në një periudhë më të qetë.
Në rrjetet sociale, artistja ka shpërndarë edhe video nga protesta e zhvilluar përballë Kuvendit, ku shihen përplasje mes protestuesve dhe policisë.

