Ish-konkurrentja e “Ferma VIP”, Klevisa, ka tërhequr vëmendjen me deklaratat e saj gjatë paraqitjes në emisionin “Ferma Club”, ku foli për eksperiencën brenda fermës dhe jetën e saj personale.
Gjatë intervistës me moderatorin Florian Agalliu dhe opinionistët Çiljeta e Dasara, ajo la të kuptohet se aktualisht është në një lidhje dashurie me një reper shqiptar 24-vjeçar, pa zbuluar identitetin e tij.
Klevisa u ndal edhe te raporti i saj me Indrin gjatë qëndrimit në fermë, duke treguar se situata kishte shkaktuar xhelozi te partneri i saj.
Ajo sqaroi se afrimiteti me Indrin kishte si qëllim krijimin e dinamikave në lojë dhe jo diçka më shumë.
“Zgjodha të më merrte Indri sepse doja të krijoja dinamika, pa e ditur që Vanesa kishte dalë atë natë. Por shkoi siç nuk e kisha menduar. Kur shprehu pëlqimin thashë: ‘Pse? Nga erdhi?’ Nuk po i jepja asnjë shkas”, u shpreh Klevisa.
Deklaratat e saj kanë nxitur reagime dhe aludime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit po përpiqen të zbulojnë identitetin e reperit që i ka rrëmbyer zemrën ish-fermeres.
