Rroga mesatare neto në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 48.433 denarë, që është 8.2 për qind më shumë krahasuar me marsin e vitit të kaluar.
Sipas të dhënave, dallime të mëdha vazhdojnë të ketë mes sektorëve të ndryshëm të ekonomisë.
Sektori i informimit dhe komunikimit mbetet më i paguari, me një rrogë mesatare prej 93.290 denarësh. Pas tij renditen veprimtaritë financiare dhe të sigurimit me 64.716 denarë, si dhe sektori i minierave dhe guroreve me 60.887 denarë.
Në anën tjetër, rrogat më të ulëta regjistrohen në sektorin e akomodimit dhe shërbimit ushqimor, ku paga mesatare është 34.865 denarë.
Ndër sektorët me paga më të ulëta janë edhe bujqësia, pylltaria dhe peshkimi me 37.356 denarë, si dhe shërbimet administrative dhe mbështetëse me 38.924 denarë.
