Me bikini neoni, Qeqa Krelani rrëmben gjithë vëmendjen

Moderatorja e njohur e sportit, Qeqa Krelani, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me postimin e saj më të fundit në Instagram.

E veshur me bikini në ngjyrë neoni, ajo është shfaqur pranë pishinës, duke vënë në pah stilin dhe fizikun e saj. Fotografia është shoqëruar vetëm me një zemër të gjelbër, detaj që ka ngjallur reagime dhe komente të shumta nga ndjekësit.

Qeqa vazhdon të jetë një nga figurat më të komentuara në rrjetet sociale, ku postimet e saj tërheqin rregullisht vëmendjen e publikut falë elegancës dhe vetëbesimit që përcjell.